Auto&Tech
Kriptovaluta ‘Bitcoin’ konsumon rrymë më shumë sesa Argjentina
Demokracia
09:28 | 11 Shkurt 2021

Share:

Bitcoin harxhon më shumë energji elektrike çdo vit sesa e gjithë Argjentina, thuhet në një analizë nga Universiteti i Kembrixhit.

“Miniera” për kriptovalutën është e etur për energji, duke përfshirë llogaritjet e mëdha kompjuterike për të verifikuar transaksionet, shkruan BBC, transmeton Demokracia.com.

Studiuesit e Kembrixhit thonë se ajo harxhon rreth 121 mijë e 36 terawat/orë (TWh) në vit dhe nuk ka gjasa të bjerë nëse vlera e monedhës nuk bie.

Kritikët thonë se vendimi i firmës së makinave elektrike “Tesla” për të investuar shumë në Bitcoin minon imazhin e saj mjedisor.

Vlera e monedhës arriti një rekord prej 48 mijë dollarësh këtë javë pas njoftimit të Tesla-s se kishte blerë rreth 1.5 miliardë dollarë Bitcoin dhe kishte planifikuar ta pranonte atë si pagesë në të ardhmen.

Por, rritja e çmimit ofron edhe më shumë nxitje për ‘minatorët’ e Bitcoin për të drejtuar gjithnjë e më shumë makineri.

Dhe ndërsa çmimi rritet, kështu rritet edhe konsumi i energjisë, sipas Michel Rauchs, studiues në Qendrën e Kembrixhit për Financa Alternative, i cili bashkë krijoi mjetin në internet që i gjeneron këto vlerësime.

“Me të vërtetë është për shkak të dizajnit që Bitcoin konsumon kaq shumë energji elektrike”, tha Rauchs për BBC. “Kjo nuk është diçka që do të ndryshojë në të ardhmen nëse çmimi i Bitcoin nuk ulet ndjeshëm.”/Demokracia.com/

Të ngjashme