Lajme
Kreu i shërbimit të inteligjencës ukrainase tregon tri synimet kryesore: Duam ta nxjerrim Rusinë nga zona e saj e rehatisë
Demokracia
14:54 | 18 Shtator 2023

Share:

Kreu i Administratës Kryesore të Inteligjencës në Ministrinë e Mbrojtjes së Ukrainës, Kyrylo Budanov, tha se forcat ukrainase duan të largojnë rusët nga zona e tyre e rehatisë.

Sipas tij, ka tre synime kryesore për fushatën e re të Ukrainës me dron kundër Rusisë, e cila është të konsumojë sistemet ruse kundërajrore, të çaktivizojë transportin ushtarak dhe bombarduesit dhe të dëmtojë objektet e prodhimit ushtarak.

“Qëllimi dytësor është psikologjik, të krijojë ankth tek popullata ruse dhe të prishë proceset ekonomike në Rusi. Ne duam t’i nxjerrim ata nga zona e tyre e rehatisë. Mbyllja e aeroporteve kryesore në Petersburg dhe Moskë, për shembull, është bërë një dukuri pothuajse e përditshme”, tha Budanov në intervistën për Economist, përcjell Demokracia.

Të ngjashme