Lajme
Kreu i shërbimit të inteligjencës estoneze: Ukraina është në prag të një përparimi të madh
Demokracia
09:47 | 16 Korrik 2023

Share:

Ukraina është në prag të arritjes së një përparimi të madh në kundërsulmimin e saj, tha kreu i shërbimit të inteligjencës estoneze.

“Presioni ukrainas ka filluar të rëndojë në linjat e frontit të demoralizuar të Rusisë dhe ato së shpejti mund të plasariten,” tha koloneli Margo Grosberg.

Ai theksoi se ushtria ukrainase ka shkatërruar postet komanduese ruse, dhe kanë përparuar përparuan rreth Bakhmutit, transmeton Telegrafi.

Koloneli Grosberg vuri në dukje gjithashtu ankesat e gjeneralëve rusë për mungesën e rezervave për ushtarët e rraskapitur, dhe për mosmarrëveshjet në rritje në ushtrinë ruse.

“E gjithë kjo tregon se ukrainasit janë afër suksesit të madh”, tha ai për mediat estoneze.

Këtë javë, ushtria ruse shkarkoi një nga gjeneralët e saj pasi ai u ankua se njerëzit e tij ishin të rraskapitur dhe se një raketë shkatërroi një post komande ruse në qytetin port të pushtuar në Berdyansk.

Të ngjashme