Kreu i komitetit organizues së Lojërave Olimpike të Tokios Yoshiro Mori, pritet që të japë dorëheqje pas deklaratave të tij kundër grave.
Ai u citua të thoshte se gratë flasin shumë dhe se takimet me drejtoresha të bordeve “marrin shumë kohë”, shkruajnë mediat e huaja transmeton Demokracia.com
Ish-kryeministri japonez pritet të largohet zyrtarisht gjatë takimit të komitetit të veçantë.
Kujtojmë se Mori kërkoi falje për komentet e javës së kaluar por tha se nuk do të jap dorëheqje./Demokracia.com/
Lexoni edhe: