Lajme
Tha se gratë flasin shumë, vjen me një tjetër reagim kreu i komitetit organizues të Lojërave Olimpike
Demokracia
13:35 | 04 Shkurt 2021

Share:

Kreu i komitetit organizues të Lojërave Olimpike Tokyo 2020 Yoshiro Mori, ka kërkuar falje për deklaratat seksiste për gratë në organizatat sportive, por tha se ai nuk do të jep dorëheqje.

Gjatë një takimi të Komitetit Olimpik Japonez (JOC), ku morën pjesë shumë gra, Ish-kryeministri tha se ato  kishin tendencë të “zvarriteshin” sepse flisnin shumë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Demokracia.com.

“Gratë kanë një ndjenjë të fortë rivaliteti. Nëse dikush ngre dorën për të folur, të gjithë të tjerat ndiejnë nevojën për të folur, gjithashtu. Të gjithë përfundojnë duke thënë diçka.”, tha ai.

Drejtoresha e JOC-s,  Kaori Yamaguchi, e cila ka bërë fushatë për të rritur numrin e grave në administratën sportive japoneze, akuzoi Morin për deklaratën e tij.

“Është për të ardhur keq për të parë presidentin e komitetit organizues të bëjë një vërejtje të tillë.”, tha ajo.

Mori e pranoi që komentet e tij kishin qenë “të papërshtatshme” dhe tha se nuk kishte ndërmend të ulte gratë. Ai tha se ishte “qortuar” nga gruaja, vajza dhe mbesa e tij.

“Gruaja ime ishte e zemëruar me mua mbrëmë,” i tha ai gazetës. “Ajo tha, ‘Ju keni shkuar dhe keni thënë diçka budallaqe përsëri. Ju e bëni një armik të grave dhe unë jam ajo që duhet të vuaj “, tha Mori.

Ndërsa sa i përket dorëheqjes së tij ai tha se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

“Unë nuk jam duke menduar të jap dorëheqjen. Unë kam qenë duke punuar shumë dhe i jam përkushtuar vetes për të ndihmuar [Lojërat Olimpike të Tokios] për shtatë vjet. Unë nuk do të tërhiqem.”, tha ai.

JOC po përpiqet të përmirësojë përfaqësimin e grave duke dyfishuar përqindjen e grave në bordin e drejtorëve të saj me 25 anëtarë në 40%.

Kujtojmë se Japonia vazhdimisht performon dobët në krahasimet e barazisë gjinore, duke u renditur në 121 nga 153 vendet në raportin e hendekut gjinor global të Forumit Ekonomik Botëror 2020./Demokracia.com

Të ngjashme