Lajme
Kreu i Këshillit Grevist: S’e di ku e kanë lexuar që kanë të drejtë t’ua ndalojnë pagat grevistëve
Demokracia
21:30 | 25 Gusht 2022

Share:

Kreu i Këshillit Grevist të SBASHK-ut, Reshit Kushaj ka thënë se qeveria është adresa e zgjidhjes së problemit të krijuar së fundi mes palëve, pra vet qeverisë dhe sindikalistëve.

Tutje, Kushaj tha se nuk e di ku e kanë pushtetarët ligjin që ua ndalon pagat atyre që marrin pjesë në grevë.

Veç kësaj, ai mohoi zërat se po u bëjnë presion anëtarëve që të dalin në grevë.

“Sa i përket ndalesave për pagën ndaj grevistëve, nuk di se në cilin ligj ata janë bazuar, kur dihet se ligji i grevave arsyeton veprimin e tillë edhe në kuptimin material dhe askund nuk shkruan në marrëveshjet tona me Qeverinë se mëditja mund të ndalet nëse merr pjesë në grevë”, tha Kushaj në RTK.

Të ngjashme