Lajme
Kreu i inteligjencës ukrainase: FSB e Rusisë është ngarkuar për të vrarë Prigozhinin
Demokracia
19:33 | 30 Qershor 2023

Share:

Kreu i njësisë së inteligjencës ushtarake të Ukrainës, Kyrylo Budanov ka thënë se Shërbimi Federal i Sigurisë Ruse (FSB) është “i ngarkuar me një detyrë për të vrarë” shefin e Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Në një intervistë për revistën online “The War Zone”, Budanov tha: “Ne jemi të vetëdijshëm se FSB-ja është ngarkuar me një detyrë për ta vrarë atë. A do të jenë të suksesshëm ta bëjnë këtë? Do të shohim me kalimin e kohës.

“Atyre do t’u duhet pak kohë për të pasur qasjet e duhura dhe për të arritur në fazën kur të jenë gati për një operacion të madh. Por edhe një herë, do të doja të nënvizoja se është një pyetje e madhe e hapur. A do të jenë ata të suksesshëm dhe a do të guxojnë ata ta zbatojnë atë urdhër?”

Kremlini ka qëndruar i heshtur për këtë temë, duke nisur në vend të kësaj një fushate agresive për të rikthyer autoritetin e presidentit rus Vladimir Putin.

Të ngjashme