Lajme
Kreu i Bankës Botërore me porosit të rëndësishme në lidhje me naftën dhe ushqimet
Demokracia
22:46 | 14 Mars 2022

Share:

Kreu i Bankës Botërore David Malpass tha në një ngjarje virtuale të organizuar nga gazeta amerikane Washington Post, se sanksionet kundër Rusisë do të kenë një ndikim më të madh në prodhimin ekonomik global sesa vetë lufta.

Ai tha gjithashtu se pret një përgjigje të fortë nga prodhuesit në mbarë botën për të rritur stoqet dhe se nuk e sheh nevojën që njerëzit të kenë rezerva shtesë në kuzhinat apo restorantet e tyre.

Ukraina do të marrë ndihmë financiare shtesë prej 200 milionë dollarësh nga Banka Botërore për shkak të sulmit rus, njoftuan sonte nga ky institucion financiar.

Këto fonde do të dedikohen për shërbimet sociale të Ukrainës, dhe vlera totale e ndihmës së Bankës Botërore për Ukrainën deri më tani ka tejkaluar 925 milionë dollarë, raporton Ukrinform.

Të ngjashme