Krerët e të ashtuquajtura republika popullore të Donetskut dhe Luhanskit (DNR dhe LNR), Denis Pushilin dhe Leonid Pasechnik, i kërkuan presidentit rus, Vladimir Putin ndihmë në zmbrapsjen e “agresionit të forcave ukrainase” për të shmangur viktimat midis civilëve, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, transmeton Demokracia.com.
“Presidenti rus Vladimir Putin mori letra nga kreu i Republikës Popullore të Luhanskut Leonid Pasechnik dhe kreu i Republikës Popullore të Donetskut Denis Pushilin. Krerët e këtyre republikave, në emër të tyre dhe në emër të popullit të tyre, edhe një herë i shprehin mirënjohjen presidenti rus për njohjen e shteteve të tyre”, tha Peskov.
Zëdhënësi tha gjithashtu se Pushilin dhe Pasechnik përmendën se situata në Donbas është ende e tensionuar dhe se njerëzit vazhdojnë të evakuohen. /Demokracia.com/