ShowBiz
Krejt çka ndodhi mbrëmë në Prime të Big Brother VIP Kosova
Demokracia
11:05 | 28 Janar 2023

Share:

Nata e mbrëmshme Prime e Big Brother VIP Kosova ishte përplot me befasi e dinamika.

Debatet, përplasjet, befasitë, përlotjet e përqafimet ishin vetëm disa nga elementet që e karakterizuan natën e mbrëmshme Prime.

Nata filloi me prezantimin e “Kutisë së fatit”, që nënkupton një mundësi të dytë për tre prej banorëve, përcjell Klankosova.tv.

Përmes “Kutisë së fatit”, ata do të kenë mundësinë që edhe pas eliminimit të kthehen në shtëpi.

Do të jenë 15 kuti tek dera dhe kushdo që eliminohet do të ketë mundësi të zgjedh njërën prej tyre dhe vetëm tre shanse janë gjithsej nga 15.

 Më pas, “Vëllai i Madh” i njoftoi banorët se Atdheu, Mbresa dhe Blasta kanë thyer disa rregulla në shtëpinë Big Brother VIP Kosova.

E pas thyerjes së këtyre rregullave, ai ka vendosur që t’i dënojë këta banorë, ku të tre shkojnë me automatizëm në nominim për javën e ardhshme.

E gjatë natës së mbrëmshme Prime të Big Brother VIP Kosova, Xhuli pos tjerash ka komentuar edhe rreth një personi, me të cilin e kishte lënë pezull raportin jashtë shtëpisë së “Vëllait të Madh”.

Për të njëjtin, Xhuli ka thënë se tanimë është vonë, duke lënë të kuptohet që fokusi i saj aktual është Atdheu.

“Ne e kemi lënë ‘jo’ për sa jam në BBVK dhe në qoftë se jemi të hapur dhe nuk ka ndodh asnjërit diçka siç mua po më ndodh, atëherë mundemi me fol përsëri. Edhe nëse lulet janë prej personit në fjalë tani është shumë vonë tani, duhet të veproni në kohë. Gjërat që i lë pezull, t’i merr tjetri nëse nuk je i vendosur”, ka thënë ndër të tjera Xhuli.

Gjatë natës Prime pati edhe debate e përplasje, ku ndër personazhet e tyre ishin Xhuli, Atdheu dhe Stresi.

Mbrëmjen e karakterizuan edhe deklaratat e forta dhe të bukura të Andit dhe Gresës për njëri-tjetrin, ku Andi tha se asnjëherë nuk është ndjerë për dikë, ashtu siç po ndihet për Gresën, derisa kjo e fundit është shprehur se do të sakrifikonte për Andin.

E çifti patën edhe një moment të vështirë gjatë mbrëmjes, ku Gresa në bazë të votave u eliminua nga shtëpia, gjë e cila Andin e bëri të shpërthejë në lot.

Por, “Kuti e fatit” e shpëtoi Gresën dhe ajo u rikthye në shtëpi. E këtë lajm e pritën me shumë gëzim si Gresa, ashtu edhe Andi.

Një moment shumë emocionues dhe prekës i mbrëmjes ishte rrëfimi i Mbresës për nënën dhe sakrificat e saj.

Ajo tregoi se nëna e saj ka mbajtur tri punë, vetëm për tu kujdesur për të dhe motrat e saj.

E pas këtij rrëfimi, Mbresa u befasua me vizitën e nënës, e cila pos puthjeve e përqafimeve për të bijën, i tregoi asaj edhe se e ka mbështjen e plot të saj dhe të të gjithë familjes.

E pas takimit të Mbresës me nënën e saj, ishte Anita ajo që shpërtheu në lot.

Ajo në studio tregoi se ishte 10 vjetori i vdekjes së nënës së saj.

“Vetëm për nëna nuk prisja të flitej sonte, mami im ka 10 vjetorin e vdekjes sot dhe vetëm këtë nuk e prita”, u shpreh ajo mes lotësh.

Në natën e mbrëmshme Prime, nuk munguan as hyrjet e reja.

Ishin Melisa Lleshi dhe Dafina Dauti që iu bashkuan shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Melisa ka premtuar spektakël, ndërsa ka thënë se mund të shoqërohet me Mbresën.

Kujtojmë se Dafina ka lënë jashtë fëmijët e saj, teksa në lojë ka hyrë si një nënë beqare.

Nata e spektaklit Prime të së premtes ka përfunduar me një super-suprizë për banorët e Big Brother VIP Kosova.

Kësisoj, ata kanë fituar dhurata nga markat, Comodita, ArtMotion, Zhabari Print dhe Luxury Studio.

Dhuratat ishin unike dhe kishte edhe prej atyre të personalizuara për banorët e shtëpisë së “Vëllait të Madh”.

Ndryshe, ‘Nysat’ kanë vazhduar të argëtohen pafund edhe pas mbrëmjes së spektaklit Prime.

Ata janë duke u dëfryer nën tingujt e muzikës së dy DJ-ve të maskuar – një dhuratë nga “Vëllai i Madh”.

Atmosferë e nxehtë dhe me vallëzime prej më të ndryshmeve po vazhdon të mbretërojë në dhomën e surprizave, derisa mungesë nuk po shënojnë as brohoritjet.

Të ngjashme