Lajme
Krejt çka foli Borreli me liderët e Ballkanit Perëndimor, nga lufta deri te çmimet e energjisë
Demokracia
12:16 | 21 Shtator 2022

Share:

Përfaqësuesi i Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, priti të martën në një drekë jozyrtare në Nju Jork liderët e Ballkanit Perëndimor, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Sipas njoftimit, temë diskutimi mes Borrellit dhe liderëve të Ballkanit ishte trajtimi i pasojave të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës në çmimet e ushqimeve dhe energjisë si dhe stabilitetin e sigurisë në Evropë e Botë.

“Përfaqësuesi i Lartë Borrell theksoi mbështetjen që BE-ja po i jep Ballkanit Perëndimor për të rritur sigurinë e energjisë dhe për të adresuar kërcënimet hibride, duke përfshirë manipulimin dhe ndërhyrjen e informacionit të huaj kibernetik”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, bëhet e ditur se BE dhe Ballkani Perëndimor do të vazhdojnë të përballen së bashku në sfidat globale që vijnë nga lufta e Rusisë ndaj Ukrainës.

Të ngjashme