Lajme
Krasniqi për shpenzimet e Kurtit: Kryeministër zhvatës
Demokracia
17:02 | 28 Gusht 2023

Share:

Deputetja e LDK-së, ka komentuar shpenzimet e Kurtit me kabinetin e tij, nga ku doli se vetëm për 6 muaj, Kurti vet i 18-ti shpenzoi mbi 120 mijë euro.

Për këtë Krasniqi e ka quajtur Kurtin zhvatës. Sipas saj të gjitha këto shpenzime u bën, në funksion të asgjësë, sepse, nuk ka asnjë njohje të re, asnjë anëtarësim e asnjë të mirë për vendin.

Tutje, Krasniqi ka paralajmëruar Kurtin me fjalët “Shihemi në Kuvend”.

Postimi i plotë:

Kryeministër zhvatës!

Albin Kurti vet i 18-ti për gjashtë muaj paska shpenzuar mbi 120 mijë euro, për mëditje gjatë udhëtimeve zyrtare, telefon, akomodim, karburant për vetura, si dhe për bileta të udhëtimit e dreka.

Ndërkohë, rezultatet në diplomaci janë zero.

Asnjë njohje e re,

Asnjë anëtarësim dhe

Asnjë e mirë për vendin.

Jam e bindur se gjendja në diplomaci do të ishte ndryshe, nëse këto para të ishin investuar për lobim.

Pastaj, mos të harrojmë edhe sanksionet nga BE-ja që e prekin shifrën e mbi 500 milionë euro, nëse ato vazhdojnë e nuk largohen, dëmi është i jashtëzakonshëm.

Shihemi në Kuvend…

Të ngjashme