Sport
Krasniqi pas transferimit të Cluj: Një hap i rëndësishëm drejt realizimit të ëndrrës
Demokracia
15:48 | 10 Janar 2023

Share:

Ermal Krasniqi u zyrtarizua sot te klubi i tij më i ri, CFR Cluj, në Rumani.

Anësori malishevas i është bashkuar skuadrës rumune nga kampioni i Superligës së Kosovës, Ballkani, shkruan Demokracia.com.

Pas kompletimit të transferimit në Rumani, Ermal Krasniqi ka reaguar në llogarinë e tij në Facebook.

24-vjeçari ka thënë se transferimi te Cluj është vetëm një hap drejt realizimit të ëndrrës.

POSTIMI I PLOTË (pa ndërhyrje):

Të dashur miq,

Me anë të këtij njoftimi dua të ju njoftoj, se nga sot kam nënshkruar kontrate me klubin e futbollit  Rumun „CFR 1907 CLUJ“ , një hap i rëndësishëm drejt realizimit të ëndrrës time futbollistike.

„FC Ballkani“ do të ketë një vend special në zemrën time, ku u rritëm së bashku dhe arritëm suksese historike si në aspektin vendor, edhe në atë ndërkombëtar.

Faleminderit bashke lojtarëve, trajnerëve, presidentit Arsim Kabashi dhe në veçanti tifozëve „XHEBRAILAT“ dhe secilit që ishte pjesë e klubit sa isha aty.

Falënderim të veçante për Familjen time për përkrahjen e vazhdueshme, e po ashtu agjentit tim Kastriot Telaku.

I juaji Ermal Krasniqi./Demokracia.com/

Të ngjashme