Lajme
Krasniqi i reagon ashpër Kurtit: S’ki të drejtë me fol sot për Astrit Deharin, sa ishim në burg s’na vizitove asnjëherë
Demokracia
16:57 | 27 Dhjetor 2022

Share:

Ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, pasi ky i fundit foli pas lirimit të të dyshuarve nga aktakuza për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës.

Krasniqi në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se Kurti nuk duhet që të flas për këtë rast.

“Ti s’ke folë për arrestimin tonë, deri kur ka ardhë fushata zgjedhore – sepse veç atëherë ke pa mundësi me e instrumentalizu këtë rast. Dy muaj prej arrestimit nuk na ke vizitu në arrest e në burg. Deri kur erdhi fushata dhe pe vota nga rasti ynë”, ka shkruar ai.

Dy vjet pasi erdhi në pushtet, Kurti kërkon llogari për “arrestimin dhe mbytjen e Astrit Deharit”

Postimi i plotë i Krasniqit, pa ndërhyrje:

Ti, Albin Kurti, s’ki të drejtë me folë sot!

Ti s’ke folë për arrestimin tonë, deri kur ka ardhë fushata zgjedhore – sepse veç atëherë ke pa mundësi me e instrumentalizu këtë rast.

Dy muaj prej arrestimit nuk na ke vizitu në arrest e në burg. Deri kur erdhi fushata dhe pe vota nga rasti ynë.

Ti s’e ke përmend arrestimin e padrejtë të Astrit Deharin deri kur ai vdiq në burg. 2 muaj pas arrestimit. Fole për vdekjen e tij veç pasi t’u bë e përdorshme elektoralisht.

Ti je përgjegjës për mossbardhjen e vdekjes së tij, tash e 2 vite prej që je n’pushtet.

Ti s’ke shkrujtë asnjëherë postim për rastin kundër nesh. Sot po shkruan sepse ki interes me e përdorë hala.

Ti s’ke të drejtë me folë sot për këtë rast!

Të ngjashme