Lajme
Krasniqi: Edhe votuesit e Kurtit po kërkojnë me ikë nga vendi, nga dje qytetari është mbështet për muri
Demokracia
11:53 | 09 Shkurt 2022

Share:

Në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga 40 deputetët e opozitës për vendimin e ZRrE-së për rritjen e çmimit, deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, ka ngritur shqetësim për këtë situatë teksa shton se ZRrE është vënë në shërbim të Qeverisë Kurti.

Në fillim të fjalimit të tij Krasniqi tha se deputetët e pushtetit e kanë braktis sallën e Kuvendit, ashtu siç i kanë braktisur qytetarët.

“Siç i kanë braktis qytetarët e Kosovës, e braktisën edhe këtë sallë të Kuvendit aty ku këta qytetarë i kanë sjellë që t’i përfaqësojnë”, u shpreh Krasniqi.

Krasniqi tha se me shtrenjtimin e energjisë elektrike i është vështirësuar jeta çdo familjeje.

“E kanë vështirësu jetën e çdo familje, por edhe Qeveria ikë nga përgjegjësia siç i kemi pa që kanë ikë nga përgjegjësia nga dita që e kanë marrë mandatin me qeveris këtë vend”, u shpreh ai, transmeton Express.

“U ka vënë një barrë të rëndë të padrejtë dhe të papërballueshme, agjenda përmes ZRRE-së, një insitutucion që është i pavarur por praktikisht është në shërbim të agjendës politike të Qeverisë Kurti. Nuk mori vendim të pavaruar por e vendosi një vendim politik”, tha Krasniqi tutje.

Më pas ai foli për trendin e ikjes së qytetarëve nga vendi, duke thënë:  “Edhe votuesit e tij (Kurtit) po kërkojnë me ikë nga vendi ynë”.

“Nga dita e djeshme qytetari i Kosovës është mbështet për muri”, tha ndër të tjera kreu i PDK-së Memli Krasniqi.

Të ngjashme