Sport
Krasniqi aktivizohet sërish në miqësoren e Clujit
Demokracia
18:00 | 16 Janar 2023

Share:

Pas golit të shënuar në ndeshjen e parë me fanellën e Clujit në miqësore, Ermal Krasniqi është aktivizuar sërish në takimin tjetër kontrollues të ekipit rumun.

Ish-futbollisti i Ballkanit është aktivizuar në barazimin 2:2 të Clujit ndaj skuadrës gjermane Heidenheim, shkruan Demokracia.com.

Krasniqi nuk ka startuar nga minuta e parë, megjithatë trajneri i ka besuar disa minuta gjatë lojës.

Ermal Krasniqi “sefte” golave ia bëri të dielën me Clujin.

Ai të dielën shënoi gol në fitoren 3:0 të Clujit ndaj një seleksioni spanjoll. Krasniqi shënoi për 3:0 në minutën e 86-të./Demokracia.com/

Të ngjashme