Lajme
KQZ: Do të veprojmë në përputhje me vendimin e Gjykatës Supreme
Demokracia
18:15 | 29 Janar 2021

Share:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të veprojë në përputhje me vendimin e Gjykatës Supreme në lidhje me certifikimin e disa kandidatëve për deputetë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një konferencë për media tha se nesër KQZ-ja do të mbajë mbledhje për të proceduar konfrom vendimeve të Supremes.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të lexojë me vëmendje të gjitha vendimet e Gjykatës Supreme dhe ashtu siç e kemi bërë të ditur qysh në fillim të fazës ankimore: Do të veprojmë në përputhje me vendimin e Gjykatës Supreme. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, besoj se do të mblidhet gjatë ditës së nesërme për të proceduar konform vendimeve të Gjykatës Supreme dhe për këtë do t’iu njoftojmë me kohë”, tha Elezi, raporton Dmeorkacia.com.

I pyetur për mundësinë e ndryshimit apo zvarritjes për zgjedhjet, Elezi tha që periudha e ankesave ka përfunduar.

“Periudha e ankesave qoftë në Panelin zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa por edhe më tej në Gjykatën Supreme ka qenë e paraparë e planifikuar brenda një kohe të caktuar me planin operacional të KQZ-së, e gjithë periudha duke filluar nga ankesat e PZAP-së, dhe pastaj edhe në Gjykatën Supreme sipas planit operacional, kanë qenë të planifikuara të mbyllen deri më 31 janar”, tha ai.

Theksojmë se Gjykata Supreme gjatë së premtes ka marrë vendim që të mos i certifikojë disa kandidatë për deputetë, e në mesin e tyre janë Albin Kurti e Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje.

Lexo edhe: 

Kurti deklarohet pas vendimit të Supremes që ia ndaloi kandidimin në zgjedhjet e 14 shkurtit

Sa i përket Nismës Socialdemokrate, Supremja e ka refuzuar ankesën e këtij subjekti politik duke mos i lejuar 12 kandidatë të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ky institucion ka vendosur po ashtu edhe për ankesat e PAI dhe NDS. /Demorkacia.com/

Lexo edhe: 

Ky është vendimi i plotë i Gjykatës Supreme lidhur me partitë që u ankuan për vendimin e PZAP-it

Të ngjashme