Lajme
Kovaçevski: Kontributi i BE-së duhet të normalizojë raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
Demokracia
11:24 | 18 Mars 2023

Share:

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka takuar mëngjesin e sotëm kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kovaçevski në një konferencë për media tha se dialogu është e vetmja mënyrë për integrim evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Këtë mëngjes kam pasur takime të ndara me Vuçiqin dhe Kurtin. Desha ta theksoj rëndësinë e këtij takimi dhe të ju uroj sukses në këtë dialog. Sepse unë besoj se dialogu është e vetmja mënyrë për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor. Kontributi i BE-së duhet të normalizojë raportet ndërmjet dy vendeve”, ka thënë ai.

Ai tha më tutje se qëllimi strategjik i Maqedonisë së Veriut është BE-ja, dhe sipas tij edhe i shteteve fqinje.

“Ne jemi politikanë që ndërmarrim veprime të vështira. Por këto vendime të vështira janë në të mirë të gjeneratave të ardhshme. Vizioni im është ta shoh Ballkanin perëndimor sa me mirë që është e mundshme”, ka përfunduar Kovacevski.

Të ngjashme