ShowBiz
Kourtney Kardashian dhe Travis Barket fotografohen në spital pas një çështjeje urgjente familjare
Demokracia
13:23 | 03 Shtator 2023

Share:

Kourtney Kardashian shtatzënë dhe bashkëshorti i saj Travis Barker u panë duke dalë nga një spital në Los Angeles të shtunën.

Të premten, grupi i Travis Blink-182 njoftoi shtyrjen e disa datave të turneut evropian për shkak të një ‘çështjeje urgjente familjare’ që e detyroi atë të shkonte në shtëpi.

Të nesërmen, Kourtney, 44 vjeçe, u pa duke u larguar nga spitali me Travis dhe duke hipur në një SUV, shkruan DailyMail.

As Travis dhe as Kourtney nuk kanë treguar pse ishin në spital, por bazuar në pamjen e gungës së saj teksa u largua, ajo nuk duket se ka lindur.

DailyMail ka kontaktuar me një përfaqësues për media të Kourtney Kardashian për të marrë komente.

Ylli i shfaqjes televizive “The Kardashians”, e cila nuk e ka bërë publike datën e lindjes së saj, ishte veshur me një bluzë të argjendtë dhe pantallona të ngjashme.

Të premten, Hrupi Blink-182 njoftoi përmes InstaStory se do të duhej të shtynin koncertet e tyre të ardhshme për shkak të urgjencës familjare të Travisit.

“Për shkak të një çështjeje urgjente familjare, Travis i është dashur të kthehet në shtëpi në Shtetet e Bashkuara”, zbuloi grupi në rrjetet sociale.

“Koncertet në Glasgow, Belfast dhe Dublin po shtyhen. Më shumë informacion në lidhje me kthimin e tij në Evropë dhe datat e riplanifikuara do të sigurohen sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Turneu i Blink-182 në Evropë ishte menduar të fillonte të premten në mbrëmje në Glasgow.

Kourtney i zbuloi botës në qershor se ishte në pritje të një fëmije nga Travis, me të cilin u martua vitin e kaluar.

Lajmi i saj befasues erdhi më shumë se një vit pasi Kourtney tregoi përpjekjet e saj të vështira me IVF, gjë që e kishte nënshtruar atë ndaj një sërë problemesh shëndetësore, përfshirë depresionin.

Të ngjashme