Sport
Kosta Rika është kombëtarja e fundit që siguron pjesëmarrjen në Kupën e Botës
Demokracia
22:15 | 14 Qershor 2022

Share:

Kombëtarja e Kosta Rikës e ka siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Në finalen e “Play-Offit”, të përzgjedhurit e Luis Fernando Suarezit fituan ndaj Zelandës së Re, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Ahmed bin Ali” në Doha, ka përfunduar me rezultatin 1:0.

Joel Campbell është autor i golit të vetëm për Kosta Rikën në minutën e tretë.

Kosta Rika është kombëtarja e fundit që ka siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës.

Reprezentuesja në fjalë do të jetë pjesë e Grupit E bashkë me Spanjën, Gjermaninë e Japoninë./Demokracia.com/

Të ngjashme