Sport
Kosova vazhdon të mbetet në mesin e 10 shteteve më të mira në “Tokio 2020”
Demokracia
22:28 | 27 Korrik 2021

Share:

Janë bërë katër ditë që prej kur kanë nisur Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Në renditje e përgjithshme të deritanishme Kosova gjendet e ranguar lartë.

Falë dy medaljeve të arta të fituara nga xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, Kosova është në vendin e 10-të.

Momentalisht prijnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me nëntë të arta, pesë të argjendta dhe tetë të bronzta, e ndjekur nga Kina dhe Japonia që kanë gjithashtu nga nëntë medalje të arta. /Demokracia.com

Të ngjashme