Sport
Kosova U21 zhvilloi ndeshjen e radhës testuese
Demokracia
17:14 | 21 Nëntor 2022

Share:

Kombëtarja e Kosovës U21 e cila po qëndron për përgatitje në Antalia, sot e ka zhvilluar ndeshjen e dytë testuese.

Përballë të përzgjedhurve të Afrim Tovërlanit ishte skuadra elitare e Iranit, Tractor FC, me buxhet prej 10 milionë euro në vit, teksa pas një loje interesante rezultati mbeti i pandryshuar (0:0).

Edhe në këtë ndeshje Kosova U21 pati paraqitje të mirë, teksa u aktivizuan të gjithë lojtarët që janë në grumbullim./Demokracia.com/

Të ngjashme