Lajme
“Kosova sfidoi gjithçka çka tha dje Stoltenberg”| Vuçiq ‘ankohet’ për çdo gjë në konferencë për media
Demokracia
15:32 | 08 Shtator 2023

Share:

Në konferencën e kush-e-di-të-satë për media, Presidenti i Serbisë, Aleksnadar Vuçiq, mbajti monologjet e tij të rëndomta dhe dramatike për situatën “e rëndë” në të cilën gjendet Serbia për shkak të ngjarjeve në veri të Kosovës, e ku e nisi me rastin e asistimit të Agjencisë Kosovare për Privatizim nga njësitet speciale policore në një fabrikë në Zubin Potok. Këtë rast ai e shfrytëzoi për të çuar mesazh te NATO se “vetëm një ditë pas deklaratës së Jens Stoltenberg…Prishtina tregoi se ata do të sfidojnë gjithçka që ai tha”.

“Dialogu është e vetmja mënyrë për të zgjidhur problemet. Dhe problemet vetëm sa po grumbullohen. Një ditë pasi Stoltenberg tha që priten nga pala kosovare konsultime për aksione të FSK-së dhe Policisë së Kosovës në veri, oficerët policorë bastisës një fabrikë në Zubin Potok, që është veçse një dëshmi tjetër që ata e kanë ndërmend të përbuzin gjithçka që tha Stoltenbergu. Ata vazhduan të arrestojnë serbë”, ka thënë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq u shpreh se deklarimi i djeshëm i Sekretarit Gjeneral të NATO-s në konferencë të përbashkët për media me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, “ishte serioz” dhe se “shpresoj që do të ketë ndikim”.

“Shpresoj të ketë ndikim, nëse jo në Kurtin, në të tjerët, në KFOR-in dhe EULEX-in. Besoj se ishte deklaratë e përgjegjshme që do të ketë ndikim te ta”.

Vuçiq akuzoi Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për “terror ndaj serbëve” në veri dhe shtoi se “njerëzit nuk po e dinë që i kemi duart e lidhura”. “Njëra nga shkaqet më të mëdha për sulmet është sigurisht Asociacioni i Komunave të banuara me shumicë serbe”, tha ai.

“Kërkesa ime për Kombet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara është që ta shohin situatën në Kosovë përmes argumenteve…Serbia nuk ka marra në terren që kanë çuar në eskalim, fatkeqësisht të tjerët e bënë. Ne i kuptojm kampanjat dhe përmbajtjet e shumta politike, por kur jemi të parimet bazë të Kartës së OKB-së, këto interesa i kemi në rend të parë”, ka thënë Vuçiq, siç e cituan mediat serbe.

Të ngjashme