Lajme
Kosova në ditë zie, Konjufca anulon mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit
Demokracia
09:47 | 25 Shtator 2023

Share:

Është anuluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. Kjo është bërë me kërkesë të kryekuvendarit, Glauk Konjufca, bëhet e ditur përmes një njoftimi zyrtar nga Kuvendi.

Mbledhja është anuluar pas shpalljes Ditë Zie shtetërore pas vrasjes së policit Afrim Bunjaku, në fshatin Banjskë të Zveçanit.

“Me kërkesën e Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, mbledhja e Kryesisë, e paraparë për sot, anulohet, sipas Vendimit të Presidentes Vjosa Osmani-Sadriu, për shpalljen e zisë shtetërore në Republikën e Kosovës, ditën e hënë, 25.09.2023”, thuhet në njoftimin e Kuvendit në faqen zyrtare në Facebook.

Të ngjashme
Lajme • 17 Maj 2024