Lajme
Kosova i bashkohet Deklaratës së Përbashkët të vendeve të G7 mbi mbështetjen për Ukrainën
Demokracia
22:12 | 20 Gusht 2023

Share:

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot në mënyrë elektronike mbledhjen e radhës në të cilën ka miratuar vendimin përmes të cilit i bashkohet Deklaratës së Përbashkët të vendeve të G7 mbi mbështetjen për Ukrainën.

Mbështetja dhe përkrahja ndaj Ukrainës, do zbatohet sipas legjislacionit të Republikës së Kosovës.

Vendimi është marrë në mbledhjen e 155-të të Qeverisë së Kosovës.

Të ngjashme