Sport
Kosova dhe Greqia janë ballafaquar katër herë, ky është bilanci mes tyre
Demokracia
14:31 | 05 Qershor 2022

Share:

Kombëtarja e Kosovës e vazhdon sonte me ndeshjen e dytë edicionin e ri në Ligën e Kombeve në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Dardanët” pas triumfit 0:2 në Qipro, synojnë të nënshtrojnë edhe kombëtaren greke dhe ta marrin kryesimin e grupit 2 të Ligës C të vetëm, shkruan Demokracia.com.

Kombëtarja e Greqisë nuk është ekip i panjohur për reprezentacionin e Kosovës, për faktin se në histori janë ballafaquar katër herë.

Bilanc më të mirë kanë grekët të cilët kanë fituar një përballje, kurse në tri ndeshjet e fundit skuadrat janë pajtuar me barazim.

Greqia triumfoi 1:2 në Prishtinë në vitin 2020 në kuadër të Ligës së Kombeve, për të barazuar në Athinë 0:0.

Me rezultat identik 1:1 u mbyllën edhe dy takimet e fundit mes tyre si në Prishtinë, ashtu edhe në Greqi në vitin 2021.

Ndeshja e sontme mes Kosovës dhe Greqisë nis nga ora 20:45./Demokracia.com/

Të ngjashme