Lajme
Kosova blen vilën 7.4 milionë euro për ambasadën në Londër, “pazarin” e preu ambasadori që paguan 4230 euro qira në muaj
Demokracia
20:26 | 10 Prill 2023

Share:

Kosova ka blerë një vilë luksoze në mes të Londrës në vlerë 6.5 milionë funte (7.4 milionë euro), për ta zhvendosur ambasadën e saj në të.

Siç bën të ditur e përditshmja britanike The Telegraph, vila që ka rreth 530 m2 hapësirë, deri tani i përkiste komedianit të njohur Spike Milligan.

“Pazarin” për blerjen e rezidencës e ka bërë ambasadori i Kosovës në Britani, Ilir Kapiti ndërkaq marrëveshja e shitjblerjes është ndërmjetësuar nga agjencia “Beauchamp Estates”, bën të ditur mediumi.

Nga rruga “John Street” në Holbron ku tani ndodhet ambasada e Kosovës në Londër, do të zhvendoset në vilën që gjendet fare pranë një prej parqeve më të mëdha të Londrës, i njohur si Hyde Park.

Sipas mediumit britanik, stafi kosovar i ambasadës do të hyjë në objekt pasi që punët e renovimeve të jenë përfunduar.

Kjo vilë është ndërtuar në vitin 1890, dhe raportohet se ka dhoma të mëdha në përdhesë dhe katin e parë. Po ashtu ka tavane të larta dhe dritare të gjata dhe është e vendosur në një prej rajoneve më të favorvshme që kërkohen për ambasada.

LEXONI EDHE:

DOKUMENTE| Ambasadori Ilir Kapiti paguan 4230 euro në muaj për banesë në Londër, MPJD ia aprovon kundërligjshëm

Gërvalla në kërkim të blerjes së objekteve për ambasadat në Uashington dhe Londër, Kapiti takohet me agjentët e patundshmërive

Të ngjashme