Lajme
Gërvalla në kërkim të blerjes së objekteve për ambasadat në Uashington dhe Londër, Kapiti takohet me agjentët e patundshmërive
Demokracia
17:52 | 24 Maj 2022

Share:

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës po planifikon t’i blejë objektet për dy ambasada të Kosovës, atë në Uashington dhe tjetrën në Londër.

Ministria që udhëhiqet nga Donika Gërvalla po tregohet shumë jo-transparente në këtë proces.

Demokracia.com ka pyetur në MPJD lidhur me këtë çështje, por ata siç ndodhë zakonisht nuk kanë kthyer fare përgjigje.

Më 10 mars, ministrja Gërvalla kishte marrë vendim për themelimin e Komisionit për Blerjen e objekteve të ambasadave në SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndërkohë, siç shihet në një raport të punës së MPJD-së, me çështjen e blerjes së ambasadës në Londër po merret vetë ambasadori Ilir Kapiti.

Sipas këtij raporti të siguruar nga Demokracia.com, ambasadori Kapiti më datën 9 mars 2022 kishte takuar disa agjentë të patundshmërive.

“Më 09 mars Ambasadori Kapiti priti në takim dy agjentë të pasurive të paluajtshme, të cilët ofruan informata rreth situatës aktuale në tregun londinez të patundshmërive”, thuhet në raportin që e posedon Demokracia.com.

Të ngjashme