Arte
Kosova bëhet pjesë e listës së shteteve në Netlflix
Demokracia
10:50 | 28 Prill 2021

Share:

Më në fund Kosova është bërë pjesë e listës së shteteve të shtuara së fundmi në platformën e tyre.

Kjo erdhi si nismë e Sovran Hotit, një student që është përdorues i rregullt i Netflx, që nisi një hulumtim lidhur me faktin se lokacioni i Kosovës figuronte si Serbi, transmeton Demokracia.com

Hulumtimi i tij mori dhe vëmendjen e Netflix, mes tjerash dhe u përkrah nga artistë të shumtë.

Pas 37 mijë nënshkrimesh për 2 muaj me radhë, Netflix e futi Kosovën në listën e shteteve të kësaj platforme.

Për këtë arritje ka njoftuar vetë Sovran Hoti, i cili poashtu ka falenderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë arritje simbolike.

“Nuk u deshtën 200 mijë, me 37 mijë nënshkrime dhe rreth 2 muaj, Netflix e dëgjoi thirrjen tonë.  Netflix ka shtuar Kosovën në listën e shteteve me kodin telefonik +383 në platformën e tyre. Presim t’pasoj e njëjta edhe për vendnodhjen e përdoruesve kosovarë. Faleminderit të gjithëve që më keni mbështetur në këtë arritje simbolike, por të dinjitetshme!”, ka shkruar Hoti./Demokracia.com/

Të ngjashme