Lajme
“Korrupsion institucional e pasurim i zyrtarëve qeveritarë”, “tenderë ‘dostave’ – kritikat që opozita ia bëri sot Qeverisë Kurti
Demokracia
18:34 | 26 Nëntor 2023

Share:

Edhe këtë vikend partitë opozitare kanë adresuar kritika ndaj Qeverisë Kurti. Duke përmendur Raportin e Progresit, opozitarët kanë thënë se adreson korrupsion institucional, pasurim të zyrtarëve qeveritarë, varfëri qytetare e regres shtetëror dhe tendera për ‘dostat’.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka theksuar sot gjetjet e shumta që ka publikuar Komisioni Evropian në raportin e fundit për Kosovën sa i takon korrupsionit.

Komisioni Evropian ka theksuar në raportin e vitit 2022-2023 se korrupsioni është shqetësim serioz në Kosovë.

“Shkarkimi i Kreut të Njësisë së Veçantë të Hetimeve në kuadër të Policisë së Kosovës, dërgon një sinjal negativ në përkushtimin e Kosovës në luftën ndaj korrupsionit”, thuhet në raport.

Kreu i PDK-së Memli Krasniqi tha me këtë rast se në 133 faqe të raportit të Komisionit Evropian për Kosovën – 99 herë përmendet fjala korrupsion! Korrupsion institucional, pasurim i zyrtarëve qeveritarë, varfëri qytetare e regres shtetëror, shkruan Reporteri.

Kurse deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ndërsa ka adresuar kritika ndaj Qeverisë Kurti ka thënë se kjo e fundit 20% e kontratave publike janë tenderë të negociuar, që sipas saj u janë dhanë dostave, e që pohon se vlera e tyre është mbi 78 milionë euro.

“Pse po çuditeni për luksin e ministrave të Qeverisë Kurti kur Raporti i Komisionit Evropian thotë se 20% e kontratave publike janë tenderë të negociuar. Që dmth. u janë dhanë dostave, vlera e tyre është mbi 78 milionë euro.
”Në vitin 2022 janë nënshkruar 10290 kontrata publike në vlerë prej 559 milonë euro, 20.8% e tyre janë të negociuara duke anashkaluar procedurat e prokurimit publik sipas ligjit.”
Raporti i Vendit, faqe 72″, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Të ngjashme