Lajme
Kontrabandimi me migrantët ilegal, vetëm 2 raste në pjesën e parë të 2024
Demokracia
20:37 | 26 Maj 2024

Share:

Gjatë peridhës së parë të vitit 2024 në Kosovë, Policia e Kosovës ka hasur në dy raste të kontrabandimit me migrant në Kosovë. Ish-zyrtarë të Policisë së Kosovës pikërisht në këtë dikaster thonë se zakonisht, shteti ynë nuk është shteti që ata synojnë të mbërrijnë e të qëndrojnë.

Në oborrin e një objekti afarist në fshatin Davidovc të Shtimes nga Greqia kishte arritur një kamion me targa vendore dhe nga rimorkio kishin zbritur disa persona të panjohur, shtetas të huaj, të cilët më pas janë larguar në drejtim të panjohur.

Dy ishin kurd e dy të tjerë ishin sirianë, dhe policia menjëherë kishte dal në vendin e ngjarjes dhe kishte nisur kërkimin e tyre.

Gjatë kërkimit, zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë hasur në ta dhe të njejtit ishte konfirmuar se kishin ardh ilegalisht në Kosovë nga Lindja e Mesme.

Kjo kishte ndodhur më 15 maj, dhe është vetëm rasti i dytë me që kishte të bënte me kontrabandim me migrantë.

Policia e Kosovës ia ka konfirmuar Dukagjinit se gjatë peridhës janar-prill janë marr edhe me një rast tjetër të njejtë.

Sipas ish-udhëheqësit të drejtorisë për megrim illegal në Policinë e Kosovë, Refki Morina shteti jonë nga migrantët ilegal përdoret vetëm si urë për të kaluar në shtetet të tjera, me synim përfundimtar shtetet perëndimore.

“Shumica e migrantëve ilegal që vijnë në Kosovë, vijnë vetëm transit. Qëllimi i tyre është që ndërmjet Kosovës të kalohet në shtetet përendimore më lehtë. Shpesh kemi pas kthime të përsonave të tillë nga Serbia, kanë qenë të maltretuar, të rrahun janë kthy në autoritetet tona duke i thënë se janë në Hungari,” ka thënë, Refki Morina nga Ish-departamenti i migrimit, PK.

Ai tregoi edhe format se si e përcakton ligji procedimin me këta përsona që hasin Policia e Kosovës.

“Në çdo rajon i kemi zyret për megrim dhe cdo i huaj i cili kapët në Kosovë intervistohen, shiqohet nga është, a kanë dokumente tjera, a kanë të kaluar kriminale dhe për kalim illegal dërgohen në Gjykatë për kundërvajtje,” shtoi Refki Morina nga Ish-departamenti i migrimit, PK.

Në rastin e 15 majit, migrantët ishin dërguar në qendrën e pritjes, por Departamenti për Migrim në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, nuk ka treguar se çka ka ndodhur me rastin e tyre.

Në vitin 2021, në vendin tonë është përuruar Qendrën e Azilit, të vendosur në Vranidoll të Kryeqytetit.

Kosova dhe mbarë rajoni, si rezultat i krizave të vazhdueshmem kryesisht ne Lindje, është përballur me valë migrantësh, që janë kontrabanduar ilegalisht me synimin që të mbërrinin në shtetet perëndimore.

Të ngjashme