Lajme
Konstituimi i Kuvendit në Serbi, opozitës atje po i bëhen kontrolle të rrepta para se të futen në seancë (Video)
Demokracia
10:22 | 06 Shkurt 2024

Share:

Nënkryetarja e Partisë Liri dhe Drejtësi (SSP) dhe bartësja e listës opozitare “Serbia kundër dhunës”, Marinika Tepiq, ka bërë të ditur në rrjetin social X se automjetet e deputetëve të opozitës janë duke u kontrolluar para seancës konstituive të sotme.

Tepiq ndau një video që tregon një burrë me rroba civile duke inspektuar automjetin e saj me një detektor metali.

“Kështu na kontrollojnë makinat që sot në mëngjes në parkingun e Kuvendit! Ne nga opozita, sikur jemi terroristë! Unë sigurisht dukem si dikush që do të sillte armë, bomba! Tmerr”, ka thënë Tepiq.

Të ngjashme