Lajme
Konjufca, kandidat i LVV-së për kryetar të Kuvendit të Kosovës
Demokracia
09:34 | 22 Mars 2021

Share:

Kuvendi i Kosovës sot me fillim nga ora 10:00, do mbajë seancën konstituive të legjislaturës së tetë.

Lëvizja Vetëvendosje e cila në zgjedhjet e 14 shkurtit garoi së bashku me Listën “GUXO” të Vjosa Osmanit do të propozojnë Glauk Konjufcën kryeparlamentar në legjislaturën e re, pasi që janë parti e parë e dalë nga zgjedhjet, shkruan Demokracia.com.

Konjufca ishte në krye të organit më të lartë ligjvënës edhe në vitin 2019, kur LVV doli partia e parë në garën e ngushtë me LDK-në.

Mirëpo pas marrëveshjes së koalicionit me LDK-në, Konjufca u tërhoq nga pozita e kryeparlamentarit, për t’ia lënë vendin Vjosa Osmanit.

Ndërsa Konjufca në Qeverinë Kurti mori postin e ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës./Demokracia.com/

 

Të ngjashme