Lajme
Konjufca e takon ambasadorin e Bullgarisë, flasin për mbështetjen e Sofjes për Kosovën
Demokracia
16:40 | 18 Dhjetor 2023

Share:

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev, me të cilin, siç njoftoi Kuvendi, “diskutoi për proceset aktuale politike në vendin tonë dhe për punën e institucioneve të Republikës së Kosovë gjatë vitit që po e lëmë pas”.

“Kreu i Kuvendit falënderoi ambasadorin Gudjev për mbështetjen që Sofja zyrtare i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës në proceset e saj zhvillimore dhe euro-integruese, si dhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.

Kuvendi njofton se Konjufca “theksoi nevojën e vazhdimit të kësaj mbështetjeje edhe në të ardhmen, si dhe të forcimit të bashkëpunimit në fusha të interesit reciprok, me theks të veçantë në atë parlamentare, në të gjitha nivelet e saj”.

Të ngjashme