Lajme
Konfiskohen produkte ilegale farmaceutike në veri
Demokracia
16:17 | 20 Prill 2024

Share:

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për një aksion inspektues të zhvilluar në subjektet të cilat operonin me produkte dhe pajisje medicinale në Mitrovicë të Veriut, ku janë konfiskuar produkte ilegale farmaceutike.

Sipas njoftimit, këto subjekte ushtronin veprimtarinë e barnatores edhe pse ishin të pa licencuara sipas dispozitave ligjore në fuqi të Republikës së Kosovës, duke përfshirë këtu edhe një pikë karburanti.

“Në pikën e karburantit “WOL Group” në Leshak, janë konfiskuar produkte ilegale me banderolë të Serbisë.

Gjithashtu, është realizuar inspektim edhe në disa barnatore si: Barnatorja “Moja Apoteka” në Leshak, Barnatorja “Moja Apoteka” në Leposaviq dhe Barnatorja “Tilia “.

Ato barnatore, iu është ndërpre veprimtarinë e tyre farmaceutike, dhe të njejtit janë udhëzuar se si të arrijnë të licencojnë veprimtaritë e tyre sipas legjislacionit në fuqi në vend.

Kurse në pikën e karburanteve i’u është ndaluar veprimtaria farmaceutike.” .

Të ngjashme