Lajme
Konfiskohen mbi 2,500 produkte farmaceutike nga aksioni i Inspektoratit Farmaceutik
Demokracia
16:46 | 16 Mars 2023

Share:

Inspektorati Farmaceutik ka zhvilluar aksion të gjerë sot në vend, ku ka hasur në shtatë barnatore ilaçe të kontrabanduara, kështu duke konfiskuar mbi 2,500 produkte, nga vetëm këto shtatë barnatore.

Këtë për Klan Kosova e ka konfirmuar Inspektorati Farmaceutik.

Sipas Inspektoratit, ka edhe të arrestuar nga ky aksion, por që policia ende nuk ka dhënë informata zyrtare.

Aksioni është ekzekutuar nga Inspektorati Farmaceutik, në bashkëpunim me forcat e rendit.

Të ngjashme