Lajme
Konfiskimi i Pasurisë – Njeriu i afërt i Kurtit paralajmëron persekutim të opozitës: Albini do t’i duket terr i zi
Demokracia
20:37 | 14 Korrik 2022

Share:

Hysamedin Feraj, njeriu i afërt i Lëvizjes së Albin Kurtit, ka bërë një paralajmërim të frikshëm për opozitën.

“Sot opozitës Albini iu paska dukur i bronzuar (abronzzato, pat thënë Berlusconi për Obaman). Por ka gjasë t’iu duket terr i zi mbasi të fillojë zbatimi i vetingut, kontrollit dhe konfiskimit të pasurisë së paligjshme të vendosur ndër vite”, ka thënë Feraj.

Ky koment i tij erdhi pasi Kuvendi miratoi në parim Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Të ngjashme