Lajme
Konfirmohet vdekja e katër ushtarëve amerikanë pas rrëzimit të një aeroplani në Norvegji
Demokracia
12:10 | 19 Mars 2022

Share:

Kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Støre thotë se katër ushtarë amerikanë kanë vdekur në një aksident aeroplani.

Gahr Støre në një postim në rrejtin social “Twitter”, ka shkruar se katër ushtarë amerikanë kanë vdekur në një aksident aeroplani.

“Me pikëllim të madh morëm mesazhin se katër ushtarë amerikanë vdiqën në një aksident avioni mbrëmë. Ushtarët morën pjesë në stërvitjen e NATO-s, ‘Përgjigjja e Ftohtë’. Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjet e ushtarëve, të afërmit dhe bashkëluftëtarët në njësinë e tyre”, ka shkruar ai.

Ndryshe, V-22 Ospreys janë përfshirë në një numër aksidentesh vdekjeprurëse vitet e fundit. Në vitin 2017, tre marinsat amerikanë u vranë kur një MV-22 Osprey u rrëzua në brigjet e Australisë.

 

Të ngjashme