Sport
Konfirmohet raportimi i Demokracia.com, Qerimi i jep fund aventurës te Dukagjini
Demokracia
17:28 | 09 Janar 2023

Share:

Siç edhe raportoi Demokracia.com gjatë ditës së hënë (sot), mesfushori Egzon Qerimi është larguar zyrtarisht nga Dukagjini.

Qerimi e ka bërë të ditur lajmin nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Pas gjysmë sezone te skuadra e Dukagjinit, dua të ju informojë se me marrëveshje të dyanshme kemi ndërprerë bashkëpunimin. Klubit i urojë suksese në vazhdim”, ka njoftuar Qerimi.

29-vjeçarin sipas të gjitha gjasave do ta shohim sërish në elitën e futbollit kosovar, veçse në një ambient tjetër.

Demokracia.com mëson nga burime të saj se futbollisti Egzon Qerimi ka marrë dy oferta nga klubet e Superligës së Kosovës.

Ekskluzive: Mesfushori kosovar afër largimit nga Dukagjini, ofertohet nga dy klube të Superligës

Qerimi ditëve në vijim do të zbulojë edhe destinacionin e radhës në karrierën e tij.

Qerimi më parë karrierë ka bërë edhe tek Ulpiana, Llapi, Trepça, KEK-u e Onixi./Demokracia.com/

Të ngjashme