Sport
Ekskluzive: Mesfushori kosovar afër largimit nga Dukagjini, ofertohet nga dy klube të Superligës
Demokracia
14:07 | 09 Janar 2023

Share:

Mesfushori kosovar, Egzon Qerimi është shumë pranë largimit nga Dukagjini i Klinës.

Largimi i Qerimit nga “18 Qershori” është çështje kohësh, mëson ekskluzivisht Demokracia.com.

29-vjeçarin sipas të gjitha gjasave do ta shohim sërish në elitën e futbollit kosovar, veçse në një ambient tjetër.

Demokracia.com mëson nga burime të saj se futbollisti Egzon Qerimi ka marrë dy oferta nga klubet e Superligës së Kosovës.

Qerimi ditëve në vijim do të zbulojë edhe destinacionin e radhës në karrierën e tij.

Qerimi më parë karrierë ka bërë edhe tek Ulpiana, Llapi, Trepça, KEK-u e Onixi./Demokracia.com/

Të ngjashme