Lajme
Konfirmohet, Narqize Arenliu-Hoxhaj u.d e drejtoreshës në ShSKUK
Demokracia
14:21 | 26 Janar 2023

Share:

Bordi i Shërbimit Spitalor Klinik Universitarë i Kosovës (ShSKUK), përmes një njoftimi për media ka njoftuar se ka miratuar letër-dorëheqjen e u.d. Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Pranvera Zejnullahu-Raçi duke emëruar në krye të këtij institucioni, Narqize Arenliu-Hoxhaj.

“Po ashtu, ju njoftojmë se bazuar në kompetencat e veta Bordi Drejtues i SHSKUK-së, ka emëruar zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, Dr. Narqize Arenliu-Hoxhaj”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Demokracia.com raportoi më herët për emërimin e ri në SHSKUK-së të, Narqize Arenliu-Hoxhaj.

Narqize Arënliu-Hoxhaj emërohet u.d e drejtoreshës së ShSKUK-së

Të ngjashme