Lajme
Narqize Arënliu-Hoxhaj emërohet u.d e drejtoreshës së ShSKUK-së
Demokracia
14:03 | 26 Janar 2023

Share:

Drejtoresha e Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, Narqize Arënliu-Hoxhaj, është emëruar u.d e drejtoreshës së Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK).

Demokracia.com mëson se Arënliu-Hoxhaj është emëruar me vendim u.d e drejtoreshës së ShSKUK-së, megjithatë vendimi nuk është bërë publik ende.

Emërimi i Arënliu-Hoxhaj erdhi pasi Pranvera Zejnullahu, dha dorëheqje nga kjo pozitë.

Narqize Arënliu-Hoxhaj ishte emëruar drejtoreshë në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit në qershor të viti 2022.

Arënliu-Hoxhaj ka qenë edhe Drejtoreshe e Shëndetësisë në komunën e Prizrenit./Demokracia.com/ 

 

Të ngjashme