Sport
Konfirmohet data dhe stadiumi i ndeshjes së parë mes Ballkanit dhe Klaksvik në Ligën e Konferencës
Demokracia
09:54 | 28 Korrik 2022

Share:

Ballkani të mërkurën mbrëma e mësoi kundërshtarin e radhës në rrethin e tretë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Kampionët e Kosovës do të kenë përball ekipin nga Ishujt Faroe, KI Klaksvikar, shkruan Demokracia.com.

Këta të fundit mposhtën ekipin malazez, Sutjeskan 1:0 në takimin e dytë dhe kësisoj siguruan kalimin tutje.

Ndeshja e parë midis Ballkanit dhe Klaksvik luhet më 4 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, derisa takimi i kthimit luhet një javë më vonë.

Këtë e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e klubit suharekas në rrjetet sociale./Demokracia.com/

Të ngjashme