Sport
Konfirmohen kontaktet e para mes Barcelonës dhe Messit
Demokracia
15:16 | 31 Mars 2023

Share:

Gjiganti katalunas, Barcelona si duket është duke punuar për të gjetur një mënyrë që ta rikthej Lionel Messin në skuadër.

Messi u largua nga Barça në vitin 2021, për shkak se gjiganti katalunas nuk mund të përballonte vazhdimin e kontratës së Messit për shkak të krizës financiare që e kishte kapluar klubin, raporton KosovaPress.

Tani, zëvendës-presidenti i Barcelonës, Rafa Yuste i ka konfirmuar për herë të parë kontaktet për të rikthyer Messin në klub.

“Ne kemi qenë në kontakt me kampin e Lionel Mesit. Leo e di se sa shumë e vlerësojmë ne atë dhe unë do të dëshiroja shumë që ai të rikthehet këtu”, tha Yuste.

“Isha i përfshirë në bisedimet e kontratës para dy vitesh dhe ende e mbaj mend se sa e vështirë ishte të lejojmë që Messi të largohet. Sigurisht, Messi e dashuron Barçën dhe qytetin, kështu që ne shpresojmë të gjejmë kushtet e duhura për ta vazhduar historinë e tij këtu”, shtoi më tej Yuste.

Të ngjashme