Sport
Konfirmohen dy raportimet e Demokracia.com, Dukagjini zyrtarizon dy mesfushorët
Demokracia
10:20 | 02 Shkurt 2023

Share:

Dukagjini ka zyrtarizuar dy përforcimet e afatit kalimtar të janarit, për të cilët Demokracia.com kishte raportuar ekskluzivisht ditë më parë.

Dyshja Gentrit Salihu dhe Faton Neziri janë edhe zyrtarisht futbollistë të rinj të klubit klinas.

Futbollisti i talentuar Salihu, vjen nga grupmoshat e Portos U19, me të cilët ishte aktivizuar përgjatë një viti. Në Portugali ishte transferuar nga skuadra e Beses nga Peja. Ai luan ne pozitën e mesfushorit qendror.

Ndërkaq, Futbollisti 21-vjeçar Neziri vjen nga klubi i Drenicës, ku është paraqitur sezonin vjeshtor. Fatoni që me tipare është një mesfushor i krahut te majtë.

Konkretisht, Demokracia.com kishte raportuar më 4 janar të këtij viti se Dukagjini kishte siguruar shërbimet e Faton Nezirit nga Drenica.

Ekskluzive: Dukagjini nis përforcimet, siguron shërbimet e futbollistit kosovar

Ndërkohë, se “Hithat” ishin dakorduar me Salihun, portali kishte raportuar më 24 janar.

EKSKLUZIVE: Dukagjini siguron shërbimet e ish-futbollistit të Portos

Dukagjini nën udhëheqjen e kryetrajnerit Armend Dallku do ta nisin stinorin pranveror nga pozita e pestë ku kanë grumbulluar 22 pikë nga 18 ndeshje sa kanë zhvilluar./Demokracia.com/

Të ngjashme