Lajme
Konfirmohen 11 raste me COVID-19, një pacient hospitalizohet
Demokracia
09:59 | 15 Janar 2023
Ilustrim

Share:

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), ka publikuar raportin ditor për gjendjen me COVID-19 në Kosovë.

Në njoftimin e IKSHPK-së thuhet se nga 90 testime janë konfirmuar 11 raste pozitive me COVID-19.

Sipas raportit 12 persona janë shëruar nga koronavirusi, ndërsa një person është hospitalizuar.

Aktualisht në Kosovë janë 65 raste aktive me COVID-19.

Të ngjashme