Sport
KON publikon udhëzuesin për mbrojtje nga Covid-19, në kuadër të Lojërave Olimpike
Demokracia
13:37 | 04 Shkurt 2021

Share:

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) në bashkëpunim me Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar (KPN) dhe Komitetin Organizativ të Lojërave Olimpike, kanë publikuar rregulloren për mbrojtje kundër Covid-19 gjatë Lojërave Olimpike Tokio 2020.

Njëra nga ndalesat është që zyrtarët të cilët marrin pjesë në gara, nuk do të lejohen të këndojnë ose brohorasin për të përkrahur sportistët e tyre. Ata këtë mund ta bëjnë vetëm duke duartrokitur.

Më poshtë mund t’i gjeni të bashkangjitura të gjitha rregullat e tjera në bazë të protokollit antiCovid-19, të hartuara nga KON:

Do të ndalohen vizitat në zonat turistike, bare, restorante dhe dyqane tjera si pjesë e masave që synojnë kufizimin e paraqitur në Lojëra. Do të parandalohet gjithashtu udhëtimi me transport publik, “përveç nëse u jepet leje” dhe të plotësojnë një plan të aktiviteteve të tyre gjatë 14 ditëve të qëndrimit në Tokio.

Pjesëmarrësit do të testohen rregullisht për COVID-19, përfshirë testet që duhet të bëhen para udhëtimit, pas arritjes dhe gjatë Lojërave, e ndoshta edhe para kthimit për në shtetin e tyre.

Personat që rezultojnë pozitivë do të izolohen në një vend të miratuar nga Qeveria e Japonisë.

Federatave Ndërkombëtare dhe zyrtarëve teknikë u është kërkuar që të qëndrojnë dy metra larg sportistëve gjatë kohës së Lojërave.

Po ashtu, KON ka bërë të ditur se gjatë ditëve në vazhdim do të publikohen udhëzues për sportistë, media dhe transmetuesit e Lojërave Olimpike Tokio 2020.

Të ngjashme