Lajme
Komuna e Prizrenit planifikon të ndajë 10 mijë euro për Turqinë e 10 mijë të tjera për Skënderajn
Demokracia
16:15 | 09 Shkurt 2023

Share:

Kuvendi Komunal i Prizenit do të mbajë nesër mbledhje të jashtëzakonshme, ku pritet të ndajë 10 mijë euro për Turqinë pas tërmeteve dhe 10 mijë të tjera për Komunën e Skënderajt pas vërshimeve.

Sipas njoftimit të kësaj komune, mbledhja do të nis në orën 11:00.

“Me kërkesë të Kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj, Kuvendi Komunal i Prizrenit më 14.02.2023 (e martë), do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit, në Shtëpinë e Bardhë, në orën 11:00.

Pikë e rendit të ditës në këtë mbledhje është: ”Ndarja e mjeteve buxhetore në shumë prej 10.000 Eurove për Republikën e Turqisë dhe shuma tjetër prej 10.000 Eurove për Komunën e Skenderajt””, thuhet në njoftim.

Të ngjashme