Lajme
Komuna e Prishtinës iu jep afat 90 ditë qytetarëve për largimin e antenave satelitore nga ndërtesat e tyre
Demokracia
16:15 | 28 Mars 2022

Share:

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prishtinë ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojmë për të larguar antenat satelitore në ndërtesat e tyre të trashëguara nga sistemet e vjetra të transmetimit, të cilat sipas, Drejtorisë së Shërbimeve Publike të Prishtinës rrezikojnë edhe sigurinë e qytetarëve.

Në njoftimin dërguar medieve, bëhet e ditur se afati për largimin e antenave satelitore në ndërtesat e Prishtinës do të jetë 90 ditë që nga data e publikimit të këtij njoftimi.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Drejtoria për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim fton qytetarët për bashkëpunim, duke larguar kështu antenat satelitore në ndërtesat e tyre të trashëguara nga sistemet e vjetra të transmetimit të cilat rrezikojnë edhe sigurinë e qytetarëve, për shkak se ato nuk mirëmbahen dhe gjithashtu ndikojnë edhe në estetikën e qytetit.

Afati për largimin e antenave satelitore në ndërtesat e Prishtinës do të jetë 90 ditë, që nga data e publikimit të këtij njoftimi.

Në rast se nuk respektohet afati kohor për largimin e antenave satelitore, për largimin e tyre detyrohet të intervenojë Drejtoria e Inspeksionit.

Prandaj, ju bëjmë thirrje qytetarëve që ta respektojnë thirrjen e Drejtorisë për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim në mënyrë që ta transformojmë Prishtinën në një qytet më të sigurt dhe modern.

Të ngjashme