Lajme
Komuna e Prishtinës bën teste sigurie, një pjesë e rrugës “UÇK” do të bllokohet nesër
Demokracia
16:48 | 02 Gusht 2023

Share:

Të enjten do të bllokohet një pjesë e rrugës ‘’UÇK’’, nga ora 11:15 deri në 12:45.

Kjo do të ndodhë për shkak të një ushtrimi praktik të cilin do ta zhvillojë Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e Komunës së Prishtinës.

Ky aktivitet sipas komunës do të bëhet me qëllim, testimin e gatishmërisë reaguese të pjestarëve të personelit komunal dhe qytetarëve të cilët gjenden brenda, por edhe në rast të zjarrit dhe fatkeqësive tjera natyrore.

Gjithashtu kyç është edhe koordinimi me institucionet për reagim në zjarre dhe fatkeqësi tjera natyrore, por edhe kërkim-shpëtimit dhe evakuimit të personelit dhe qytetarëve.

Vendimi për bllokomin e një pjese të kësaj rruge Komuna e Prishtinës e ka marrë në koordinim me Policinë e Kosovës

Të ngjashme